Qeveria shkurton me 30 mln dollarë buxhetin

Qeveria shkurton me 30 mln dollarë buxhetin

15:52 03/10/2019

Ulet parashikimi për mbledhjen e taksave

Qeveria shkurton me 30 milionë dollarë buxhetin e pushtetit qendror për vitin 2019.

Një ditë më parë Këshilli i Ministrave ka miratuar aktin normativ, i cili po ashtu rishikon me ulje edhe të ardhurat që do të vijnë nga tatimet e taksat.

Janë 30 milionë dollarë më pak që parashikohet të vijnë nga taksat, ku peshën kryesore e kanë parashikimet me ulje në mbledhjen e tatimit mbi vlerën e shtuar dhe sigurimeve shoqërore, ndërsa në rënie parashikohen edhe të ardhurat jo tatimore, të cilat mblidhen kryesisht nga tarifat dhe gjobat.

Në zërin e shpenzimeve qeveria ka vendosur që të shtojë fondin rezervë të buxhetit, si dhe të rishpërndajë disa projekte dhe programe në pjesën e investimeve publike.

Nga ndryshimi i buxhetit, përfituesi më i madh rezulton të jetë pushteti vendor.

Për bashkitë janë shtuar 40 milion dollarë, të cilat do të përballohen nga të ardhurat e shtuara që pritet të sigurojnë nga taksat vendore.

Së fundi pushteti vendor ka nisur të vjelë taksën e re të banesave dhe disa tarifa të shtuara sa i përket rentës minerare.

Deri në fund të muajit gusht, të ardhurat nga TVSH nuk arritën  të mblidhen në masën 13 milionë dollarëve në krahasim me planin, ndërsa në rënie rezultuan edhe akcizat dhe taksat kombëtare. Nga ana tjetër në 6 muajt e parë të vitit, ngadalësim ka shfaqur edhe rritja ekonomike.

Tv Klan


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori