rama-bb-marreveshjaQeveria shqiptare ka firmosur një marrëveshje prej 150 milionë dollarësh me Bankën Botërore për rimëkëmbjen e sektorit energjitik.

Përfaqësuesja e Bankës Botërore Elein Goldstein, duke mbështetur reformën e ndërmarrë nga në këtë sektor tha se ato janë e vetmja rrugë pavarësisht kostove që mund të kenë.

Znj. Goldstein rrëfeu se një vit më parë i kishte sugjeruar kabinetit qeveritar Rama ndalimin e abuzimeve për të arritur që sektori të dilte nga kriza.

Dhe si një nga strehat e abuzimit ajo vlerëson dhe fashën prej 300 kW për të cilën tha se do të ishte mirë të hiqej.

Kryeministri në sinkron me përfaqësuesen e Bankës Botërore foli për rëndësinë që ka ndërmarrja e reformave në këtë sektor pikërisht në këtë moment.

Duke folur për operacionin kundër vjedhjes së energjisë, Kryeministri tha se ai është i rëndësishëm edhe për të krijuar besim tek investitorët e huaj.

Kosotot politike që mund të vijnë nga ky operacion për Kryeministrin nuk janë shqetësim.

Objektivi i qeverisë është që për 5 vjet sistemi energjitik të kthehet në një burim fitimi, nga një burim humbjeje që është aktualisht.

Fondi prej 150 milionë dollarësh parashikohet të shkoje më së shumti në sistemin e shpërndarjes dhe vendosja e matësve të rinj për afro 300 mijë konsumator.

Tv Klan