Ahmetaj: Do të përdoren 282 milionë USD

Qeveria shqiptare ka nënshkruar  marrëveshjen për programin e ri me OKB për 4 vitet e ardhshme. 19 agjencitë e Kombeve të Bashkuara për 2022-2026 do të kontribuojnë për zbatimin e këtij programi që synon të mobilizojë 282 milionë Dollarë gjatë kësaj periudhe në Shqipëri.

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj që veç falenderimeve për mbështetjen e OKB për prioritete qeveritare, nuk harron të bëjë vlerësimet e tij për vizionin e kryeministrit. Ai sjell si shembull programin e rindërtimit.

“Shpeshherë i tregoj miqve të mi kuptimin e të qenit një shërbëtor publik. Dua të ndaj me ju një moment tejet emocional që është në thelb të asaj që po bëjmë sot. Një ditë bashkë me kryeministrin shkuan në një fshat të Tiranës, për t’i dorëzuar çelësin e shtëpisë një nënë, e cila kishte djalin e martuar, me probleme shëndetësore dhe gruan e tij po ashtu me probleme, dhe dy fëmijë studentë. Nëna ishte gati mosha e nënës time. Atë moment mendova se çfarë do t’i ndodhte asaj familje, nëse ky kryeministër do të dilte të bënte të ftohtin e ekonomisë së tregut, duke i treguar derën e bankës. Ajo nënë s’do të kishte dot shtëpinë e vetë. Nëse do e kishte, do kishte te dera e shtëpisë bankën përditë”.

Ministrja e Jashtme ndalet tek marrja e mandatit në Këshillin e Sigurimit që e cilëson si arritje historike.

Tv Klan