Qeveria shqiptare ka nënshkruar sot marrëveshjen për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, tha se aeroporti i Vlorës do të jetë një mundësi për zhvillim ekonomik në vend.

Më tej ajo deklaroi se punimet do të nisin pas 14 muajve, pasi do të bëhet një studim të detajuar mjedisor dhe arkeologjik.

Aeroporti i Vlorës ka qenë një ëndën dhe plan i joni, por nuk është ndalur asnjëherë dhe kjo ëndërr po bëhet realitet. Ky aeroport do të jetë në kategorinë 4E dhe do të plotësojë të gjitha kushtet Europiane. Aeroporti i Vlorë do të mundësojë dhe udhëtime transoqeanike dhe do të ketë një pistë mbi 3 kilometra“, tha ministrja.

Po ashtu Balluku tha se në këtë aeroport do të ketë shërbim për mirëmbajtjen e avionëve dhe për transportin e mallrave në të gjithë botën./tvklan.al