Qeveria shton fondet për emergjencat

Qeveria shton fondet për emergjencat

15:55 30/09/2019

Denaj: Ndryshojmë buxhetin me akt normativ

Fondi i shpërndarë nga qeveria për emergjencat civile me vlerë 130 milionë lekë nuk mjafton për të paguar faturën e dëmeve që lanë tërmetet.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, tha se pritet që vlera e dëmeve që u shkaktuan një javë më parë të nxirret e saktë së shpejti dhe më pas qeveria do të ndryshojë me akt normativ buxhetin duke i shtuar më shumë fonde emergjencave civile.

Akti normativ për ndryshimin e buxhetit do të përfshijë rishpërndarjen e fondeve edhe të institucioneve të tjera sipas prioritetit të projekteve që kanë ecur më mirë. Deri tani shpenzimet për investime publike janë realizuar vetëm 40 %, ndërsa edhe të ardhurat në buxhet kanë pësuar rënie krahasuar me planin.

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori