Qeveria synon që rritja ekonomike të vazhdojë në 4%

Qeveria synon që rritja ekonomike të vazhdojë në 4%

17:00 04/10/2019

Denaj: Të rishikojmë masat për të rritur investimet

Qeveria do të vazhdojë të mbajë parashikimin se ekonomia do të rritet në nivelin 4% për 3 vitet e ardhshme, pavarësisht ngadalësimit që ka shfaqur në 6 mujorin e parë të vitit.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, mblodhi Këshillin e Investimeve ku kërkoi diskutime dhe gjetje të sektorëve që kanë burime natyrore konkurruese ku mund të mbështet rritja ekonomike.

“Rritja ekonomike e synuar në nivelin e 4% në tre vitet në vijim; ulja në vijim e nivelit të papunësisë përtej nivelit më të ulët historik të realizuar në 11.5 % në tremujorin e fundit, kërkon jo vetëm konsolidim fiskal, por edhe politika ekonomike sektoriale aty ku burimet natyrore, avantazhet konkurruese dhe potenciali i madh i kapacitetit human kërkojnë gërshetim strategjish për të mundësuar një rritje ekonomike të strukturuar në nivel afatmesëm.”

Për 6 muajt e parë të vitit ekonomia u rrit me 2.36%, afërsisht dy herë më pak se parashkimi i qeverisë për normën 4.3%. Anila Denaj tha se qeveria dhe institucionet publike do të rishikojnë masat për të rritur investimet në ekonomi. Deri tani qeveria ka caktuar si sektorë prioritarë për thithjen e investimeve nga jashtë atë të turizmit, bujqësisë dhe industrisë.

Tv Klan


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori