Ekspertët e lëvizjeve demografike e cilësojnë plakjen e popullsisë si tepër alarmante. Një raport i fundit i Kombeve të Bashkuara mbi Perspektivat e Popullatës parashikon se deri në vitin 2060 mosha mesatare në vendin tonë do të jetë 48 vjeç. Kreu i shoqatës së Demografëve i kërkon qeverisë politika konkrete për të luftuar këtë fenomen.

Faktikisht qeveria shqiptare ka ndërmarrë një nismë, bonusin për bebet. Përveç kësaj vetë kryeministri shpesh herë bën thirrje grave të lindin sa më shumë. Politikat e punësimit janë shtuar ndërkohë që qeveria raporton se janë është rritur numri i të punësuarve. Megjithatë raportet e fundit flasin se 30 për qind e popullsisë duan të emigrojnë për një jetë më mirë.

 Sipas tij, nëse shteti nuk merr masa, popullsia e Shqipërisë do tretet. Në bazë të projeksioneve, nëse ky fenomen nuk luftohet, popullsia e vendit tonë në 2 100 pritet të jetë rreth 860 mijë banorë.

 Klan Plus