Erdogan-2

A mund të ekzistojë sistemi presidencial brenda një shteti unitar?

Pyetjes së një gazetari, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan i përgjigjet me shembullin e Gjermanisë së Hitlerit.

Erdoğan, njeriu i fortë i politikës turke, për më shumë se një dekadë kërkon një Kushtetutë të re, që do të lejojë sistemin presidencial, i ngjashëm me atë të Shteteve të Bashkuara, Francës apo Rusisë. Kjo, sipas Erdoğan, do të sjellë një qeverisje më efektive në Turqi.

Përgjigjia e tij ndezi polemikat të forta: A

mos synon të shndërrohet Erdoğan në Hitlerin e Turqisë?

, komentohej në mediat sociale.

Të premten, përmes një reagimi, Presidenca turke shpjegoi se fjalët e Recep Tayyip Erdoğan janë keqinterpretuar, sepse duke përmendur Gjermaninë e Hitlerit, ai nuk fliste për një sistem presidencial efektiv.

“Nëse abuzohet me sistemin kjo do të sjellë keqqeverisje që rezultatoi shkatërrimtare për Gjermaninë e Hitlerit. Me e rëndësishmja është drejtimi i ndershëm që i shërben atdheut”,

shkruhet në deklaratën e Presidencës turke, e cila konsideronte të papranueshëm pohimin se Erdoğan, po e shihte përmes një drite pozitive Hitlerin.

Tv Klan