Takimi do të mbahet të premten e ardhshme

Shkodra do të mirëpresë të premten e 25 Shtatorit 2 kabinetet qeveritare të Shqipërisë dhe Kosovës. Axhenda është ende duke u dakordësuar nga palët, por ajo që mësohet është se formati do të jetë ai i mbledhjeve periodike të zhvilluara që prej 2014, kur u mbajt mbledhja e parë në Prizren.

Fjala e 2 kryeministrave dhe më pas diskutimet vijojnë të mbyllura. Mbledhja e fundit ishte ajo e zhvilluar në Pejë në 2018.

Edhe pse ishte lajmëruar të zhvillohej më herët, zhvillimet politike në të dy vendet, tërmeti i vitit të shkuar dhe më pas pandemia, e shtynë mbledhjen e 2 qeverive në kohë.

Tv Klan