Presidenti deklaroi se ka frikë nga 4 milionë turq në diasporë

Dhjetëra mijëra protestues nga komunitetet turke dhe kurde që jetojnë në Gjermani u mblodhën në Berlin për të kundërshtuar presidentin Erdogan nën parullën ‘të gjithë së bashku kundër fashizmit’. Ata kritikuan vendimet e fundit nga qeveria turke përfshirë tërheqjen nga Konventa e Stambollit mbi dhunën ndaj grave, si tentativat për të ndaluar veprimtarinë e partisë pro-kurde.

“Si gra, kurde, turke, ne ju themi mbani distancën nga Erdogani. Mbani distancën nga fashizmi. Veprimet e fundit të Brukselit  me vizitat në Ankara dëshmojnë se nuk mund të pretendohet se BE-ja po mbështet demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Politika e tyre përcaktohet vetëm nga politika e pushtetit dhe interesave ekonomike, të cilat kjo vizitë i tregon qartë”, tha një protestuese.

Në fund të Marsit, Erdogan u tërhoq nga Konventa e Stambollit me efekt të menjëhershëm. Në të njëjtën kohë, filluan procedurat kundër partisë së dytë më të madhe të opozitës, e cila kundërshton politikat e tij.

BE po përpiqet të gjejë një zgjidhje kompromisi me Turqinë në mënyrë që ajo të marrë financime për të mbajtur 4.3 milion refugjatë nga lindja e mesme dhe të gjejë një kompromis me Greqinë për detin Mesdhe.

Vetë Erdogan ka deklaruar se në BE jetojnë rreth 4 milionë qytetarë me origjine turke ndërsa racizmin kulturor ndaj tyre është në rritje, ku vetëm në Gjermani u regjistruan më shumë se 900 sulme raciste, duke përfshirë 400 kundër turqve.

Klan News