Për të tretën ditë radhazi Kanadaja ka shënuar një tjetër temperaturë rekord. 49,5 gradë u regjistruan në Lytton në një fshat në verilindje të Vancouver.

Për shkak të temperaturave të larta janë shënuar qindra viktima. Sipas ekspertëve që nga java e kaluar janë shënuar mbi 130 viktima, shumica e të cilëve ishin të moshuar dhe me sëmundje shoqëruese.

Veriperëndimi i SHBA-së ka parë gjithashtu rekorde dhe një numër viktimash. Sipas raportimeve të policisë, vetëm në zonën e Vancouver janë regjistruar 65 viktima, në Burnaby 34 viktima dhe në Surrey 38 viktima. Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës pritet të rrisë frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit. 

Nxehtësia mbi pjesët perëndimore të Kanadasë dhe SHBA është shkaktuar nga një kupolë e ajrit të nxehtë me presion të lartë. Temperaturat janë lehtësuar në zonat bregdetare, por mbeten të larta në rajonet e brendshme. Në zonën rurale të Albertës, fermerët po ndjejnë edhe nxehtësinë ndërsa përpiqen të shpëtojnë të korrat dhe bagëtinë. Ata janë shprehur se  rendimenti i të korrave nuk do të përmbushte rezultatet.

Burime të përkohshme uji dhe qendra ftohëse janë ngritur në zonën e Vancouver. Shërbimi i motit i vendit, Environment Canada, ka lëshuar paralajmërime të nxehtësisë për provincat e Kolumbisë Britanike dhe Alberta, së bashku me territoret veriperëndimore dhe Manitoba.

Klan News