Ata do të lejohen në vend pa një test negativ Covid ose pa nevojë për karantinë

Qipro do të hapë kufijtë e saj për britanikët e vaksinuar nga fillimi i majit. Qeveria qipriote ka bërë të ditur se personat që kanë marr dy doza të një vaksine Covid-19 mund të udhëtonin atje pa kufizime nga 1 maj.

Por kjo datë është më e hershme nga çfarë ishte e parashikuar pasi për shtetasit britanik pushimet verore nisin më vonë. Nuk është e qartë se si do të kërkohet nga turistët të provojnë se kanë pasur të dyja dozat e vaksinës.

Zëvendës ministri i turizmit i Qipros, Savvas Perdios, ka deklaruar se vendi do të lejojë britanikët të cilëve u janë dhënë vaksina të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) të drejtën për të hyrë pa pasur nevojë për një test negativ ose karantinë.

Aktualisht vaksinat Pfizer-BioNTech, Oxford-AstraZeneca dhe Moderna janë aprovuar për përdorim nga EMA. Turistët britanikë përbëjnë grupin më të madh të vizitorëve në ishull dhe bënë më shumë se një milion udhëtime në Qipro në 2019.

Qipro tashmë ka arritur një marrëveshje të ngjashme që lejon turistët izraelitë të hyjnë në vend nga 1 prilli. Greqia gjithashtu ka rënë dakord të pranojë vizitorë nga Izraeli të cilët mund të provojnë statusin e tyre me certifikatën dixhitale të gjelbër izraelite.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk ka miratuar ende asnjë certifikatë vaksinimi por ministri i zyrës së kabinetit Michael Gove po udhëheq një rishikim të masave të mundshme.

Megjithëse anëtarët e familjes mund të kenë status të ndryshëm të vaksinimit, që do të thotë se vetëm disa ishin në gjendje të udhëtonin të mënyrë të pakufizuar. Verën e kaluar qeveria qipriote deklaroi se fëmijët nën-12 vjeç përjashtohen nga kufizimet aktuale të udhëtimit. Por udhëtimet e huaja për pushime do të ndalohen ende për njerëzit në Angli në fillim të majit, me kryeministrin Boris Johnson duke thënë se britanikët mund të largohen nga 17 maj.

Kjo varet nga faktorë të ndryshëm që lidhen me pandeminë e koronavirusit, siç janë përhapja e vaksinave dhe përhapja e varianteve të Covid-19. Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut nuk kanë njoftuar ende plane për të lejuar shtetasit të kalojnë pushimet në vendet e tjera.

Klan News