Turqia shpall objektivin diplomatik. Lobimi do të nisë nga Azerbajxhani

Nisin përpjekjet për të njohur si shtet të pavarur Republikën Turke të Qipros Veriore. Këtë e ka bërë të ditur presidenti i kësaj Republike, Ersin Tatar, i cili do të nisë një tur vizitash në disa shtete. Ai pritet të shkojë fillimisht në Azerbajxhan, shtet i cili është shprehur i gatshëm për ta njohur pavarësinë e Qirpos Turke. Vendet e Perëndimit kërcënonin Bakunë Zyrtare me Nagorni Karabakun, por tashmë që ky rajon i përket Azerbajxhanit, ky shtet nuk ka asnjë pengesë për të mos e njohur Qipron Veriore. Edhe Presidenti Erdogan, në konferencën e parë pas vizitës për 37 vjetorin e ndarjes së ishullit, foli për një periudhë të re që nis për Qipron.

“Ka nga ata që nuk e kanë kuptuar rëndësinë dhe e konsiderojnë vizitën tonë në Qipron Turke si piknik. Por mendoj se u dhamë përgjigjen e merituar atyre që duan të na konsiderojnë të ndarë. Do ta lëmë mënjanë sjelljen e pjesës së krishterë dhe grekëve dhe do të punojmë me pjesën veriore për një të ardhme të re. Besoj se kemi hyrë në një periudhë kur të gjithë në rajon dhe në botë do ta pranojnë të vërtetën e Republikës Turke të Qipros Veriore”.

Për 20 vjet, që nga viti 1963 popullsia e Qipros ka qenë në tension të brendshëm derisa pjesa veriore u shkëput duke u bashkuar me Republikën e Turqisë në 15 Nëntor 1983. Kanë qenë të vazhdueshme përpjekjet e OKB për të gjetur një zgjidhje për ishullin e diskutueshëm mes Greqisë dhe Turqisë, por edhe plani i Kofi Anan në 2004 nuk u pranua nga Qipro Greke. Kryeqyteti i vendit është i ndarë në dy pjesë, i rrethuar me tela me gjemba ndërsa për të qenë në pjesën tjetër të qytetit duhet të kalosh në doganë.

Klan Plus