qofte me perime

Kjo është një mënyrë e thjeshtë dhe e shpejtë se si në pak kohë mund të përftojmë qofte të shijshme me perime në më pak se një orë.

 

 

 

 

Përbërësit:

2 qepë

1 spec i kuq

1 karrotë e grirë

1 domate

2 vezë

1 filxhan kafeje me qumësht

majdanoz dhe miell

Përgatitja:

Grijmë të gjithë përbërësit dhe i hedhim në një enë. I shtojmë përzierjes vezët dhe qumështin. Pasi e kemi trazuar përzjerjen për pak sekonda, shtojmë gradaualisht miellin, aq sa të mos krijojë ngjitje nëpër duar. I bëjmë në forma vezake dhe i skuqim me vaj ulliri të bollshëm. Nuk i bëjmë me shumë brumë në mënyrë që të fryhen vetë në skuqje e sipër.