Këto janë disa nga videot që u transmetuan dhe komentuan në studion e emisionit “Stop”, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”

Një sahat, që punon me ajër është video e parë, që shfaqet në emisionin e sotëm.

Më pas një autoambulancë, që nuk ndizet në ambientet e QSUT-së, megjithëse janë bërë shumë aktivitete, për të prezantuar flotën e re të autoambulancave, si krenaria e shëndetësisë shqiptare.

Në këtë pjesë të emisionit, flitet edhe për protestën e nesërme të opozitës, të cilës i ka paraprirë një tur nëpër rrethe i kreut të PD-së, Lulzim Basha./tvklan.al