Cilësia dhe siguria e barnave tashmë do të garantohet me magazinimin e tyre në një depo të re faramaceutike që po ndërtohet brenda ambienteve të Qendrës Spitalore Universitare, “Nënë Tereza”. Një investim që kap vlerën e 18 milionë Eurove.

“Do ketë 7 dhoma frigoriferike me të gjitha kushtet optimale që duhen për barnat që vijnë. Çdo bar që futet në QSUT është i skanuar me një barkod dhe gjithashtu kur del, deri sa shkon tek pacienti, gjithashtu me barkodin e vet”.

Sipas ministres së Shëndetësisë, vendosja e lentes ose e kataraktit, e cila deri dje i kushtonte çdo qytetari 700 Dollarë, do i shtohet listës së shërbimeve falas.

Do të ofrohet për më shumë se 2000 pacientë në vit, gjithashtu dhe në spitalet rajonale. Spitali Rajonal i Vlorës e ka filluar, gjithashtu pritet të fillojë dhe Spitali i E

lbasanit”

, u shpreh ministrja Manastirliu.

Teksa vlerësoi investimet që po kryhen në shëndetësi, Kryeministri e pa me vend të shprehë mbështetjen e tij edhe për punën e mjekëve.

“Këtu dhe në spitalet në tërësi ka mjekë fantastikë dhe infermierë shumë të devotshëm, kuptohet, ka edhe nga ata që na turpërojnë, por e vërteta është që unë e kam parë me shumë njerëz që kalojnë nga spitali, që ndryshojnë mendim kur bëjnë shërbimin, se presin keq dhe ju del mirë”.

Rama tha se ngritja e depos së re faramaceutike do të jetë një transformim i rëndësishëm për gjithë strukturën e shërbimit të Qendrës Spitalore Universitare.

Tv Klan