Manastirliu: Spital me kushte bashkëkohore dhe model për vendin tonë

Brenda pak ditësh në Qendrën Spitalore Universitare “Nene Tereza” do të hapet spitali i ri pediatrik me kushte bashkëkohore.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu inspektoi nga afër punimet që janë në fazën e fundit, duke theksuar se tashmë ky spital i ri do të jetë model për vendin tonë.

“Urgjenca do të ndryshojë tërësisht, gjithë spitali dhe pjesa e shtesës së re që po ndërtojmë do ketë mundësi që të rrisim dhe dyfishojmë kapacitetet që sot i kemi në shërbimin e urgjencës së fëmijëve”, tha ajo.

Paralelisht në vendin tonë po punohet për rehabilitimin dhe ndërtimin e disa spitaleve rajonale, ku sipas Ministrisë së Shëndetësisë qytetarët do të kenë mundësi të marrin edhe mjaft shërbime të reja, që nuk ishin deri më tani.

Klan News