PEDIATRIAMungesa e medikamenteve në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza nuk është më diçka e re, por prej 4 dirësh pacientët, veçanërisht ata të shtruar në shërbimin e pediatrisë janë të detyruar të blejnë edhe shiringat, të cilat nuk gjenden.

Janë me dhjetra qytetarë të cilët, me recetën e mjekut në dorë drejtohen në farmaci, për të blerë shiringa apo medikamente të ndryshme të cilat mungojnë në shërbimin e pediatrisë.

Përballë kësaj situate aktualisht në spital ofrohet vetëm shtrati dhe shërbimi i mjekut. Nga ana tjetër, për prindërit e pacientëve të vegjël, kostoja e shtrimit në spital shpesh është e papërballueshme.

Për këtë situatë të krijuar në shërbimin e pediatrisë, burime zyrtare në Drejtorinë e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, fajësojnë stafet mjeksore të cilat nuk kanë tërhequr shiringat, që sipas tyre janë gjendje në farmacinë e QSUT-së.