QSUT, si vend mitingjesh e parkim makinash



QSUT, si vend mitingjesh e parkim makinash

15:37 07/07/2020

Ky rekomandim në hyrjen kryesore të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për të lëvizur sa më pak në mjediset e tij, vlen vetëm sa për të thënë që drejtuesit e këtij institucioni e kanë bërë dëtyrën.

Në fakt, detyrimi që kanë për ta reduktuar lëvizjen është shumë larg përmbushjes.

E kjo është një ndër arsyet përse QSUT është shndërruar në vatrën kryesore të përhapjes së Covid -19 në mbarë Shqipërinë.

Me mijëra makina e njerëz qarkullojnë çdo ditë në territorin e qendrës spitalore. Nga drejtuesit e saj nuk kemi informacion mbi numrin e tyre. Por mjafton një vëzhgim i thjeshtë për të parë së çfarë ndodh.

“Edhe pse vëzhgimi ynë ka mbaruar duket qartë që fluksi i makinave që i drejtohen Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” vijon të jetë i madh. Për 60 minuta, nga ora 11:10 deri 12:10 numri në total i makinave në hyrje/ dalje ishte 267”. 

Një mesatare kjo që përgjatë 24 orëve përkthehet në mijëra automjete e persona që lëvizin brenda këtij territori. Janë thuajse 5 deri në 6 mijë persona çdo ditë, aq sa janë pjesëmarrësit në një miting të konsiderueshëm politik. Shumica nuk mbajnë maska.

Pacientët në shumë raste shoqërohen nga familjarët e tyre, duke lëvizur në grup dhe pa distancë.

Për vizitë?

Po.

Ishte e programuar vizita?

Po.

Keni frikë?

Po edhe kemi.

Sa herë ke ardhur gjatë kësaj periudhe?

2 herë.

Për vizitë?

Jo

Është thënë disa herë se kjo qendër nuk do të jetë më parkim makinash, por asgjë nuk ndryshon nga premtimet e vazhdueshme.

Problem më vetë janë edhe shtrimet e pacientëve të cilëve nuk ju kryhet tampon i Covid-19, duke rrezikuar që, nëse ndonjëri prej tyre është i infektuar, të infektojë edhe të sëmurët e tjerë me patologji të ndryshme.

Sot QSUT ka infektuar më shume qytetarë, mjekë e infermierë sesa të gjitha fasoneritë e call center bashkë.

Tabela në hyrje që u kujton qytetarëve të reduktojnë lëvizjet e panevojshme rezulton e padobishme. Atë duhet ta mbajnë varur nëpër zyrat e tyre drejtuesit, për ta kthyer jo në thirrje, por në rregull për ta ndryshuar gjendjen në këtë qendër që po infekton gjithë vendin.

Tv Klan




Të ngjashme