Detektivja shfrytëzon aftësitë e saj për t’i ndihmuar njerëzit për nevojat e tyre

Aktorja e njohur Queen Latifah është protagonistja kryesore në serialin më të ri amerikan “The Equalizer”. Drama kriminalistike është projekti më i fundit i cili është vazhdim i serialit me të njëjtin emër që u transmetua në vitet 2014-2018 ku rolin kryesor e luante ylli i kinematografisë, Denzel Washington

Seriali tregon jetën e Robyn McCall, një grua enigmatike e cila është nënë e një vajze adoleshenteje të quajtur Delilah. Robyn ka një të kaluar misterioze shfrytëzon aftësitë e saj  për t’i ndihmuar personat që nuk kanë ku të drejtohen për nevojat e tyre, duke shërbyer kështu si një engjëll mbrojtës. Në të njëjtën kohë, ajo provon të gjej ngushëllim për gabimet e jetës së saj.

“The Equalizer” është krijuar nga producentët, Richard Lindheim, Michael Sloan .Ndërsa pjesë e kastës së aktorëve janë edhe: Tory Kittles, Adam Goldberg, Liza Lapira, Laya DeLeon Hayes, Lorraine Toussaint dhe Chris Noth. Sezoni i parë i serialit “The Equalizer”, tashmë është publikuar në kanalin “CBS”.

Klan News