Përbërësit:

300 gr gështenja

100 gr pana

5 gr parmigiano

50 gr pomodorini

4 vezë

2 karota

1 petë sfoliat

1 qepë

1 presh

1 brokoli

borzilok

https://youtu.be/k06gbkTQMn8?t=6m47s

Përgatitja:

Fillimisht presim gështenjat dhe i pjekim për pak minuta. Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim fillimisht qepën bashkë me brokolin. Shtojmë mbi to kripë, piper dhe disa pomodorini dhe i përziejmë. Pasi i skuqim për pak shtojmë edhe perime të ndryshme të ngrira. Në një tas hedhim vezët, më pas panën dhe djathin parmigiano. Pasi i përziejmë të gjitha bashkë shtojmë mbi to edhe perimet e skuqura dhe me masën e përgatitur mbushim petën sfoliato. Presim petën në forma të ndryshme dhe e mbushim. I fusim në furrë jo më shumë se 200 gradë. Në një tas përgatisim sallatë me karrota të prera hollë, borzilok dhe gështenja të pjekura. Në pjatë vendosim fillimisht sallatën dhe mbi të petën sfoliato të mbushur me perime. 

Receta është përgatitur në emisionin “Sfida e gatimit”.

/tvklan.al