Trajneri i ri i zëvendëson të shkarkuarin Ernesto Valverde

Quique Setien është prezantuar si trajneri i ri i Barcelona. Ai u emërua menjëherë pas shkarkimit të Ernesto Valverde, diçka që nuk ndodhte prej 17 vitesh te katalanasit.

61- vjeçari i cili ka drejtuar ekipe më pak të njohur si Las Palmas apo Betis u shpreh i lumtur për këtë kthesë në karrierën e tij.

“Është diçka që nuk do ta kisha imagjinuar as në ëndërr. Ndodhi gjithçka shumë shpejt. Dje isha në qytezën time, duke ecur mes disa lopëve dhe sot jam në fushën stërvitore të Barcelona, duke stërvitur lojtarët më të mirë në botë”.

Quique Setien firmosi për 2 vite gjysmë. Debutimi i tij do të jetë të dielën ndaj Granada në kampionat, por rëndësi të veçantë do të ketë përfaqësimi në Champions League, ku muajin e ardhshëm do të luajë me Napoli.

Barcelona po përpiqet prej kohësh të rikthehet fituese në arenën ndërkombëtare, por nuk merr një trofe të tillë prej vitit 2015.

Tv Klan