Një studim i ri nga “Gemma Bridge” ka ngritur shqetësimin mbi nivelin e sheqerit në qumështin me formulë për fëmijë, i cili në disa raste përmban dy herë më shumë sesa Fanta.

Studiuesit zbuluan se qumështi me formulë për foshnjat, nën 12 muaj përmbante më shumë se 8.7 gram sheqer të shtuar për 100 ml, krahasuar me 4.6 gram sheqer për 100 ml që gjenden në Fanta.

Sipas tyre, kjo është veçanërisht shqetësuese kur rezulton se 60% e grave, që nuk mund të ushqejnë me gji fëmijët e tij përdorin këtë lloj qumështi me formula.

Qumështi me sheqerin më të madh, 8.7g është ekuivalent me dy lugë çaji, i cili gjithashtu tejkalon kufijtë e rekomanduar nga Parlamenti Evropian për foshnjat prej 7.5g për 100ml.

Kjo ndikon negativisht për foshnjat sepse konsumimi i lartë i sheqernave të shtuara, mund të kontribuojë në prishjen e dhëmbëve, në një dietë të dobët dhe të çojë në mbipeshë në të ardhmen./tvklan.al