Qytetarë të shumtë marrin dozën e dytë anti-covid



Qytetarë të shumtë marrin dozën e dytë anti-covid

23:04 06/05/2021

Pas punonjësve të transportit publik edhe taksistët kërkojnë të vaksinohen

Mbi 100 mijë qytetarë janë imunizuar me të dyja dozat e vaksinës antiCovid që prej muajit janar, e po ashtu të shumtë janë dhe ata që po vijojnë me marrjen e dozes plotesuese.

Grupmoshat mbi 60-vjeçare te pika e vaksinimit masiv në kryeqytet shprehen se çdo gjë ka shkuar mire pas marrjes së preparatit mjekësor, ku nuk mungojnë dhe ata që imunizohen për here të pare.

Me ardhjen e dozave të shumta ditët e fundit, synimet e qeverisë janë vaksinimi i mbi 1 milionë qytetarëve brenda pak kohësh. Ndërkohë pas nisjes së fushatës për punonjësit e transportit publik, të radhës që kanë kërkuar të jenë pjesë e procesit janë edhe punonjësit e shërbimit taksi.

Klan News







Të ngjashme