Qytetarët afganë po strehohen në vende luksoze


Qytetarët afganë po strehohen në vende luksoze

19:54 14/09/2021

“New York Times”: Afganët në vendpushimet bregdetare të Shqipërisë

Shqipëria, e cila është angazhuar të marrë deri në 4 mijë qytetarë  nga Afganistani, po strehon disa qindra prej tyre në vendpushimet përgjatë bregdetit të Adriatikut, shkruan “The New York Times”.

“Mendova për një moment se ndoshta isha në New York,” është shprehur Tahera, një studente 21-vjeçare për median prestigjioze.

Përpara se të  vinte në Shqipëri, vend për të cilin ajo  nuk kishte dëgjuar më parë , studentja  kishte shpresuar të arratisej në Shtetet e Bashkuara ose Britaninë e Madhe.

Teksa flasin për revistën amerikane disa prej tyre vetëquhen me shaka “emigrantë luksozë”. Të bësh plazh dhe të shohësh  gra gjysmë të zhveshura kjo për ta është një parajsë e vërtetë, shkruan New York Times. Ndërsa për klientët e tjerë të hoteleve prania e grave afgane të mbuluara është një surprizë .

Ndërsa opozita në Francë, Gjermani dhe vende të tjera evropiane po ushtron  presion mbi udhëheqësit e qeverisë, kundërshtarët politikë të kryeministrit shqiptar Edi Rama kryesisht kanë qëndruar të heshtur ose kanë mbështetur mirëpritjen e tij ndaj afganëve, shkruan New York Times.

Tv Klan







Të ngjashme