Autoritetet policore në Tiranë prangosën një 42-vjeçar, i cili mashtronte qytetarët duke u prezantuar si punonjës policie.

“Në numrin unik 112 ka ardhur një telefonatë nga një qytetar se në rrugën “Imer Ndregjoni”, një shtetas lëvizte me armë zjarri me vete dhe prezantohej si agjent i Policisë Kriminale. Falë reagimit në kohë nga shërbimet e policisë është bërë konstatimi i shtetasit të denoncuar nga qytetarët në bazë të karakteristikave të dhënave

“, thotë policia në një njoftim për mediat.

Gjatë kontrollit, 42-vjeçarit iu gjet një pistoletë, një dokument policie me gjeneralitetet e tij (A.Th.) dhe pranga metalike. Mbi të arrestuarin rëndojnë akuzat e vjedhjes dhe mashtrimit.

/tvklan.al