Një tërmet me magnitudë 5.9 i shkallës Rihter goditi Greqinë mbrëmjen e sotme. Epiqendra ka qenë në qytetin Elassona pranë Larisës në një thellësi prej 11.3 kilometra nën tokë. Lëkundjet ishin të forta, aq sa u ndjenë edhe në Shqipëri.

Mediat greke kanë publikuar pamje të qytetarëve të cilët kanë dalë të frikësuar nëpër rrugë. Kujtojmë se një ditë më parë, e njëjta zonë në Greqi u godit nga lëkundje të forta sizmike me magnitudë 6.3, duke shkaktuar edhe dëme materiale në disa ndërtesa.

Sizmiologët grekë thonë se tërmeti i sotëm është pjesë e valës së pasgoditjeve. Megjithatë qyetarët të frikësuar kanë dalë jashtë ndërtesave dhe hezitojnë të kthehen nëpër banesa.

Sizmiologu grek Gerasimos Papadopulos theksoi se nuk pret një tërmet më të madh se ai i një dite më parë, por shprehet i shqetësuar për lëkundjet e tokës që vijnë të ndodhin në të njëjtën zonë duke rritur frikën e dëmeve materiale. /tvklan.al