Një 44-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës për armëmbajtje pa leje. 44-vjeçari me iniciale G.T. po lëvizte me armë në zonën e Kombinatit dhe u denoncua nga qytetarët, të cilët lajmëruan policinë duke i dhënë përshkrimet e sakta të tij.

Gjatë kontrolleve në rrugën “Konferenca e Pezës”, 44-vjeçari u arrestua pasi iu gjet një pistoletë pa leje. Policia thotë se ai ka qenë i dënuar më parë për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për armëmbajtje pa leje.

/tvklan.al