“Nuk po gjykohet vetëm lufta e drejtë e UÇK-së, por edhe shteti i Kosovës”

Gjyqi në Hagë ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi është pritur me ankth dhe zhgënjim nga qytetarët e Kosovës.

 “Nuk po gjykohet vetëm lufta e drejtë e UÇK-së, po gjykohet edhe shteti i Kosovës.”

Qytetaret thonë se Haga është në diskutim lufta e drejtë për liri që u mbështet nga e gjithë bota.

 “Ata jo vetëm që po i dënojnë këta njerëz, por po dënojnë përpjekjet, luftën që e gjithë bota e mbështeti”.

Qyetarët e Prishtinës e cilësojnë gjyqin si të padrejtë dhe kërkojnë liri për çlirimtarët.

 “Ata duan të barazojnë luftën kriminale të një vendi si Serbia me Kosovën, e cila për më shumë se 100 vjet është persekutuar, sulmuar dhe vrarë nga Serbia.”

Qytetarët e Prishtinës dhe mbarë diasporës u bënë bashkë për të shprehur mbështetje ndaj 4 ish-liderëve të UÇK-së në Prishtinë dhe në Hagë duke i cilësuar kontribuesit kryesorë të lirisë së Kosovës.

Klan News