Kërkohet përgjegjësi për ngjarjen e rëndë

Për ngjarjen në Potam, qytetarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike, kanë ndezur qirinj mbrëmjen e së martës në shkallët e Kryeministrisë.

Ky ishte një homazh për ndarjen nga jeta të 7-vjeçares që humbi jetën pasi u godit me skafin që drejtohej nga oficer i policisë.

Këto janë pamjet nga shkallët e kryeministrisë. Pasditen e së mërkurës Partia Demokratike ka thirrur një protestë para selisë së Ministrisë së Brendshme.

Tv Klan