Qytetarët indiferentë ndaj masave anti-covid



Qytetarët indiferentë ndaj masave anti-covid

16:53 15/07/2020

Lokalet nuk respektojnë protokollin

Distanca e afërt apo fakti që nuk kanë një maskë, nuk i pengon këto zonja që të mbarojnë bisedën me njëra-tjetrën. As këto shoqe nuk e mbajnë të dyja maskën gjatë shëtitjes.

“Kjo e mban maskën, po e ka harruar sot. Unë ruhem shumë”.

Rrugët e kryeqytetit janë plot me njerëz që ecin në grupe. Kafeja pihet ngjitur me tavolinën tjetër. Radhë krijohet edhe në stacionet e urbanëve apo institucione. Maska nuk mbajnë të gjithë.

Me vendim të Komitetit të Ekspertëve së shpejti maskat do të jenë të detyrueshme të mbahen në mjediset e mbyllura. Po aq të këshillueshme janë të mbahen gjatë kontakteve të afërta me njerëzit. Po siç duket pak e respektojnë. 

As numri i lartë i të infektuarve, humbjet e jetës apo ndërlikimet që sjell ai edhe tek moshat e reja, nuk e bindin këtë zotëri se virusi ekziston.

Mesa duket kur ndërgjegja nuk mjafton ndërhyn ligji që parashikon fillimisht penalitete për ata që maskën nuk e mbajnë në mjedise të mbyllura. 2 ditë më parë Kosova e bëri të detyrueshme vendosjen e maskës jashtë banesës, si masë për të frenuar përhapjen e Covid-19.

Tv Klan




Të ngjashme