Nuk mbajnë maska e distancë

Covid po prek gjithmonë e më shumë qytetarët dhe Instituti i Shëndetit Publik thotë se infektimet janë komunitare, çka do të thotë se burimi i infeksionit nuk dihet. Por një pjesë e qytetarëve nuk duan t’ia dinë për bilancet negative në rritje.

Në Elbasan, respektimi i masave neglizhohet thuajse në çdo ambient. Ndonëse janë më të rrezikuarit, të moshuarit në parqet e qytetit luajnë fare pranë njëri-tjetrit, pa asnjë masë mbrojtëse.

E tillë është situata edhe në qytetin e Lushnjes. Në ambientet e mbyllura, ku përdorimi i maskave është i detyrueshëm, jo të gjithë e përdorin siç duhet.

Përdorimi i gabuar i maskës është në masë. Alarmante është mungesa e distancave në bare. Grumbullimet jo vetëm nuk shmangen, por neglizhohet edhe çdo masë tjetër mbrojtëse, siç tregojnë këto pamje në Korçë e Durrës.

Sjelljet e qytetarëve janë si në një situatë normale dhe këshillat apo paralajmërimet për ndëshkime nga ana e autoriteteve, bien në vesh të shurdhër.

Tv Klan