“Më shumë kontrolle në lokale”

Edhe pse shifrat e Covid 19 janë në rritje, madje me rekorde të larta në numrin e viktimave, qytetarët nuk ndihen të frikësuar.

Lokalet dhe sheshet e kryeqytetit janë plotë, madje duke mos respektuar as distancat.

Temperaturat e larta dhe koha me diell ka bërë që qytetarët ti frekuentojnë më shumë baret dhe dhe restorantet. Duke shtuar edhe rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vetë qytetarët shprehen se problemin më të madh e shohin te mos ndërgjegjësimi, sidomosi i të rinjve. Por edhe te transporti urban sepse nuk respektohen kapacitetet, dhe lokalet që mbushen plotë.

“Ashpërsimi duhet të bëhet nëpër klube dhe pabe, që rrijnë nga 25 veta dhe ke dominotë, te pleqtë që grumbullohen e luajnë.”

“Tani i pashë ishin 4-5 veta, i kapi polici por i la edhe pse ishin pa maska. Unë dua të ruaj veten në radhë të parë, po të tjerët nuk ruhen.”

“Duhet qe ti zbatojnë rregullat të gjithë, pjesa më e madhe nuk i zbatojnë.”

Pjesa kryesore e tyre janë dakord me mos ndryshimin e masave nga komiteti teknik. Kufizimet më të ashpra sipas tyre do sillnin dëm ekonomik për familjet shqiptare.

“Nuk kanë mundësi njerëzit, duhet të punojnë, duhet marrë rreziku përsipër nuk ke çfarë të bësh”

“Është puna e ekonomisë, që bie shumë ekonomia, njerëzit duhet të punojnë, më çfarë të jetojnë.”

Muaj Shkurt ka regjistruar  një bilanc të rëndë jo vetëm për numrin e të infektuarve, por edhe të viktimave. Madje më 25 Shkurt u shënua dhe rekordi më i lartë i vdekjev,21 viktima në vetëm 24 orë.

Klan News