Të shumtë ata që do të kalojnë sërish natën jashtë

Tirana dhe Durrësi vijojnë të lëkunden dhe kjo ka bërë që mijëra qytetarët të vijojnë të qëndrojnë jashtë shtëpive të tyre. Mijëra banorë kanë dalë në rrugë dhe sheshe.

Kjo ishte pamja e bulevardit të ri të Tiranës mbrëmjen e së mërkurës. Banorët thonë se e shohin këtë vend si të sigurt për shkak të largësisë nga ndërtesat e larta.

Ka nga ata që shprehin frikën dhe thonë se sërish do e kalojnë natën jashtë.

Të njëjtën pamje të ofron edhe Durrësi. Edhe këtu rrugët, sheshet dhe parqet janë të mbushura.Pas tërmetit të së martës që tronditi vendin, kanë ndodhur më shumë se 500 lëkundje të tjera sizmike.

Tv Klan