Nga Gushti në Tetor, situata ka ndryshuar dhe bashkë me të ka ndryshuar edhe qëndrimi i kryeministrit lidhur me maskat. Ky ishte njoftimi i dytë i kryeministrit brenda dy ditësh, për fillimin nga e enjtja të një regjimit të ri masash anti-Covid. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë ky vendim është marrë për t’i paraprirë një përkeqësimi të situatës për shkak edhe të gripit sezonal.

Por si e kanë pritur qytetarët këtë gjë?     

Pjesa më e madhe e të intervistuarve, sidomos e moshës së tretë, janë shprehur pro këtij vendimi. Sipas tyre, në ambiente të hapura kur nuk je afër me njerëzit e tjerë nuk është domosdoshmëri maska, por më shumë vëmendje duhet në transportin publik.

Disa qytetarë thonë se nuk është normale vendosja e maskave në ambiente të hapura. Ndërkohë që kritikojnë qeverinë për vendimin e amnistisë së gjobave të vendosura më herët.

Në 1 Tetor, qeveria ka lejuar hapjen e ambienteve të mbyllura të lokaleve dhe të pishinave dimërore. Në protokollet e këtyre subjekteve nuk është kusht mbajtja e maskës. Siç duket në shumë zona të kryeqytetit, baret dhe lokalet janë të mbushura dhe qytetarët nuk respektojnë asnjëlloj distance.

Klan Plus