Shkodër, personat nuk ruajnë distancimin dhe nuk mbajnë as maska

Këta persona kanë pritur gjatë për t’u vizituar në spitalin e Shkodrës, mëngjesin e kësaj të mërkure.

Siç duket edhe në pamje, qytetarët nuk respektojnë distancimin fizik ndërsa ka edhe nga ata që janë pa maska.

Ata thonë se kjo situatë vijon prej disa ditësh në Shkodër.

“E pesta ditë sot me numrin 80. Unë e kam 79 numrin, s’kanë hyrë as 20 vetë deri tani. Kur të më vijë radha mua të takoj mjekun, mjeku ikën”, shprehen disa qytetare.

Thonë se ndihen të frikësuar nga situata e pandemisë.

“Pas dy orësh po vij përsëri unë, dhe uroj të hapet radha. Normalisht që është e frikshme, ishalla nuk e bën provë askush këtë situatë”, thanë disa qytetarë.

Frika shtohet edhe më shumë nga fakti se në këtë spital është hapur prej ditësh edhe reparti ku trajtohen të sëmurët me koronavirus.

Sipas autoriteteve shëndetësore të shtruar në pavion janë 16 pacientë.

Klan News