Fluks udhëtarësh në pikën kufitare të Morinës

Bregdeti shqiptar do të mbetet edhe këtë verë më i preferuari nga qytetarët nga Kosova. Ashtu si vitin e kaluar, ky sezon do të shfrytëzohet për turizëm patriotik.

Kjo e shtunë solli fluks udhëtarësh në pikën kufitare të Morinës. Qytetarë nga Kosova por edhe Serbia kishin si destinacion bregdetin shqiptar për të kaluar fundjavën.

Për të shmangur radhët policia kufitare punoi me procedura të përshpejtuara.

Fluksi i qytetarëve është shtuar këtë muaj edhe për shkak të përmirësimit të situatës së pandemisë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë dhe vende të tjera të rajonit.

Klan News