Në rrugët e qyteteve shihen qytetarë të paktë në qarkullim

E hëna ka sjellë sërish dyndje qytetarësh në tregjet e fruta perimeve. Në Kukës, ku janë rikthyer reshjet e dëborës, edhe pse janë të paktë qytetarët në rrugë për shkak të masave për Covid-19, sërish ata nuk respektojnë distancën mes njëri-tjetrit.

Ndërsa kjo situatë ka sjellë abuzim nga tregtarët duke rritur çmimet e limonit dhe portokallit. Nga ana tjetër, tregtarët ankohen me kufizimet e orareve për furgonat që bëjnë shpërndarjen e mallrave.

Në Elbasan shihen pak njerëz në rrugë.

Ndërsa në Korçë, ku ditën e diel u regjistruan edhe rastet e para me koronavirus, rrugë janë më të zbrazëta. Edhe në Lushnje e njëjta situatë. Shumica e njerëzve kanë qëndruar në shtëpi.

Në Durrës, e hëna i ka gjetur më të ndërgjegjësuar qytetarët. Ata kanë shmangur grumbullimet, ndërsa një pjesë ka shfrytëzuar zonën e plazhit për të shëtitur.

Për të shmangur përhapjen e Covid-19, autoritetet shëndetësore rekomandojnë qëndrimin në shtëpi.

Tv Klan