Distancimi nuk respektohet as nga bluzat e bardha në pritje të vaksinimit

Vaksinimi anticovid i personelit shëndetësor ka vijuar në Tiranë, Vlorë, Shkodër, Kukës, Elbasan, Berat dhe Korçë.

Deri tani janë vaksinuar 13,253 personel shëndetësor dhe staf mbështetës. Ndërkohë që 677 mjekë dhe infermier si dhe staf mbështetës nga spitalet COVID i kanë marrë të dy dozat e vaksinës.

Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore janë vaksinuar me dozën e parë 1,137 të moshuar, ku përfshihen dhe ata që janë në qendrat rezideciale dhe stafi i këtyre institucioneve.

Në kryeqytet vijojnë të vaksinohen mjekët dhe infermierët e qendrave shëndetësore. Por siç duket edhe nga pamjet, as bluzat e bardha nuk i respektojnë si duhet masat anticovid. Në pritje të hyjnë të bëjnë injektimin ata nuk ruajnë distancën nga njëri-tjetri.

Mos respektimi i masave vijon edhe nga qytetarët, kryesisht të rinjtë të cilët neglizhojnë vendosjen e maskës dhe mbajtjen në mënyrë korrekte.

Po ashtu edhe lokalet vijojnë të jenë plot.

Klan News