“Vetëm pak orë përpara ndërrimit të viteve, qytetarët po nxitojnë për të bërë blerjet e fundit për shtrimin e tavolinës. Por ashtu si çdo

 

vit, ata ankohen për rritjen e çmimit të fruta-perimeve”.

Në tregjet e kryeqytetit fluksi ka qenë i madh kryesisht në ditët e festave. Ajo që thonë qytetarët është se krahasuar me një vit më parë çmimet kanë pësuar rritje me 20 apo 30 lekë më tepër.

Luhatjet e çmimeve vërehen më së shumti tek fruta-perimet. Ndërsa vetë tregtarët jashtë kamerës thonë se nuk ka rritje të çmimeve, por se ka rënë fuqia blerëse. 

Tv Klan