Qytetarët protestojnë në Morinë




Qytetarët protestojnë në Morinë

15:44 24/01/2022

Kërkojnë nga qeveria “Kurti” heqjen e detyrimit për tre doza

Ashpërsimi i masave anti-Covid nga qeveria e Kosovës ka revoltuar banorët e Shqipërisë, kryesisht ata të qytetit të Kukësit. Një numër i tyre kanë protestuar afër pikëkalimit kufitar Kosovë-Shqipëri në Morinë. Kanë kërkuar heqjen e masave kufizuese, pasi tashmë për t’u futur në Kosovë duhen tri doza të vaksinës kundër Covid-19, ose dy doza dhe një test negativ PCR.

“Vaksinën (3) shkova për ta bërë duhen 6 muaj, këtu duhet 20 mijë lekë të paguaj për test, ku ti marr?”

Thonë se më të dëmtuarit janë kuksianët që janë të punësuar në territorin e Kosovës, e që çdo dy ditë duhet të paguajnë nga 30 euro test. Sipas tyre për të ruajtur vendin e punës brenda një muaji duhet paguar së paku 330 euro vetëm teste, përjashto harxhimet e udhëtimit.

Për vendimin e fundit të qeverisë së Kosovës ka pasur ankesa edhe nga Maqedonia, por deri më tash qeveria e Kosovës nuk është zbrapsur nga ky vendim. Rishqyrtimin e këtij vendimi nga kryeministri Kurti e ka kërkuar edhe kryetari i Bujanovcit, Nagip Arifi.

Për këtë vendim të qeverisë ka reaguar edhe ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj duke e quajtur të dëmshëm dhe arbitrar. Me këtë vendim sipas tij janë shqiptarët ata që e pësojnë më së shumti.  

Tv Klan













Të ngjashme