Kundër masave për bllokimin e tij në fundjavë

Lodhja nga qëndrimi i gjatë në karantinë bën që kryeqytetasit t’i drejtohen gjithnjë e më shpesh Liqenit të Tiranës. Një ecje në natyrë, xhiro me biçikletë apo vrap në ajër të pastër është kthyer në një nevojë për ta.

Mbipopullimi i kodrave gjatë fundjavave bëri që të rivendoseshin aty kufizimet e lëvizjes. Po për qytetarët bashkë me masat lehtësuese duhet të lejohet tashmë qarkullimi i vazhdueshëm dhe në këtë zonë.

“Tani mendoj se duhet të hapet, kemi pritur mjaft kohë të izoluar”, shprehet një qytetar. Ndërsa një tjetër thotë: “Kemi nevojë për ajër të pastër, vend ku nuk ka levizje, vëçanërisht për fëmijët”.

Liqeni i Tiranës ishte një nga zonat e para që u mbyll në kryeqytet për të shmangur përhapjen e Covid–19. Por kjo masë jo gjithmonë u pa e arsyeshme, duke bërë që shumë njërëz të zgjidhnin njëkohësisht këtë destinacion e duke krijuar grumbullime.

Tv Klan