Një aksident automobilistik i ndodhur në periferi të Tiranës pak minuta më parë mund të kishte përfunduar në një tragjedi.

Sulejman Dervishi 70 vjeç, drejtues i mjetit me targë AA724OM ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën e rrugës që të çon në Prezë.

I moshuari edhe pse është plagosur rëndë është arritur të nxirret jashtë makinës pak sekonda para se mjeti të shpërthente në flakë.

Në videon e mëposhtme të siguar nga ABCNews, duken qytetarë të cilët po i japin ndihmën e parë shoferit, ndërsa automjeti digjet rreth 20 metra më tutje.

 

https://www.youtube.com/watch?time_continue=5&v=YrCYJuQ6zb8

Dëshmitari:

Ne e nxorrëm nga makina dhe e transportuam pak më tutje pasi kishim frikë se mund të ishte me benzinë dhe të shpërthente. I dhamë ndihmën e parë deri sa erdhi ambulanca e cila më pas e transportoj për në spital.Shoferi ishte i dëmtuar shumë në kokë, ishte koshient, por nuk mund të fliste dhe reagonte.

Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se 70-vjeçari është nën përkujdesje intensive mjekësore për shkak të plagëve të marra.

Ende nuk dihet se çfarë e ka shtyrë drejtuesin e mjetit të përplaset me bordurën, ndërsa paraprakisht nga policia dyshohet për shkak të një komplikacioni shëndetësor.

/tvklan.al