Dy persona janë arrestuar nga policia gjatë një aksioni në Konispol të Sarandës. Uniformat blu kishin marrë denoncime nga qytetarët për një makinë të dyshimtë pranë fshatit Mursi.

Gjatë kontrollit në mjet, u zbuluan dhe sekuestruan 10 kg marijuanë. Policia arrestoi në flagrancë shoferin dhe pasagjerin, L.K. 53 vjeç dhe J.Sh. 31 vjeç, të dy nga Gjirokastra. Ata akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. /

tvklan.al