Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Ankesat që vijë në shërbimin elektrik nga qytetarët shënohen në bllok dhe më pas sipas adresave iu shpërndahen elektricistëve. Përveç këtyre ankesave ka dhe nga ata persona që vijnë në dyert e këtij shërbimi dhe debatojnë pas këtyre hekurave. Vetëm paraditja e sotme shënon 80 ankesa, e që këta elektricistë presin t’i përgjigjen, por teknikët e këtij shërbimi bëjnë vetëm riparime të çastit, nga kabina në kasetë dhe jo defekte të rënda si djegie transformatori. Dispeceri Përparim Zaçe thotë:

Përparim Zaçe:- “Pasi marrim njoftimin, dërgojmë dy elektricistë që riparojnë 5 defekte. Qytetarët s’durojnë se thonë, kemi njoftuar a u nis elektricisti. Elektricisti niset po i merr shtëpitë me radhë për 5 defekte, prandaj ka vonesa. Më pas vjen këtu dhe bënë një raport t’ia japi repartit përkatës”.

Ky është vendi ku shkarkohen inatet e të gjithë njerëzve. Ky është edhe shërbimi, i cili është duke arnuar të gjithë rrjetin e amortizuar./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti