Qytetarët thyejnë rregullat e karantinës

Qytetarët thyejnë rregullat e karantinës

15:32 18/03/2020

Mjekët: Po e çoni shëndetësinë në kolaps

Kryeqytetasit nuk i janë bindur masave për parandalimin e koronavirusit duke thyer vetëizolimin dhe duke lëvizur në rrugët e Tiranës si një ditë e zakonshme pushimi.

Nuk mungojnë as grumbullimet ndonëse rreptësisht të ndaluara.

Nisur nga kjo situatë e paprecedentë, Kryeministri Rama ka vendosur të përshkallëzojë më tej masat dhe penalitetet ndaj qytetarëve të papërgjegjshëm, duke ndaluar lëvizjet e këmbësorëve.

“Nga nesër dalja e këmbësorëve do të kufizohet vetëm në fashat orare 06.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00. Nga nesër do të ndalohet dalja në këmbë rrugëve me persona të tjerë në krah. Shkelja e këtyre rregullave do të ndëshkohet me gjobë 10.000 lekë për çdo person dhe shkelësit nuk do të marrin asnjë ndihmë shtetërore nga paketa financiare e solidaritetit në kushtet e kësaj lufte. Boll një pakicë e vogël fare individësh të papërgjegjshëm nuk mund të sabotojnë sakrificën e një populli të tërë, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të njerëzve të tjerë”.

Por kjo papërgjegjshmëri ka vënë në alarm mjekët të cilët apelojnë fort që qytetarët t’i binden rregullave, pasi në të kundërt rrezikojnë ta çojnëe sistemin shëndetësor në kolaps.

Mjeku Tritan Kalo sqaron edhe se çfarë ndodh me personat që rezultojnë pozitiv me koronavirus.

Qeveria ka vendosur ndalimin e qarkullimit për qytetarët deri në orën 18:00. Por përpara kësaj ore, nëpër rrugë gëlon papërgjegjshmëria.

Tv Klan




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi