Edison Lela është një banor i Burrelit dhe i është drejtuar emisionit “Stop” për një problem që ka me spitalin e këtij qyteti. Lela ka bërë një aksident në punë dhe ka dëmtuar rëndë dorën e majtë. Pasi ka marrë raportet nga spitali në Tiranë, Edisoni nuk komisionohet nga spitali rajonal por arsyeja nuk i shpjegohet.

Vetë Edisoni shprehet se i është mohuar e drejta e tij dhe nuk gjendet asnjë zgjidhje për KEMP. “Gjendja e dorës është e rënduar, kam 5 tendina të këputura. Mjekët e Burrelit nuk më japin asnjë përgjigje më sorollasin”, shprehet ai.

“Stop” ka shkruar dhe pranë spitalit, për të takuar mjekët e komisionit dhe doktori Araniti, kirurgu shprehet, se sipas tij Edisioni duhet ta marrë raportin e komisionit. Po kështu doktoreshë Zana, dermatologe, thotë, se edhe sipas saj i takon.

Është shefi i spitalit dhe kryetari i komisionit, ORL Behar Sina, që i ka thënë “jo” raportit të Edison Lelës. Pas sorollatjeve në spitalin e Burrelit, ne u konsultuam me mjekun ortoped traumator Dion Riza, i cili shpjegoi, se diagnoza e Edisonit rrezikon deri në invaliditet dhe duhet të trajtohet nga spitali rajonal të paktën 6 muaj.

Mjeku: Domenika, Araniti quhem, jam mjeku kirurg i përgjithshem. Komisioni ka dhe 2 anëtarë të tjerë, shefin e spitalit dhe një doktoreshë tjetër.

Gazetarja: A ka ortoped?

Mjeku: Jo!

Gazetarja: Në mungesë të ortopedit viztën e bën kirurgu?

Mjeku: Patjetër, që e bëj!

Gazetarja: Pikërisht!

Mjeku: Unë ia kam dhënë konfirmimin tim, komuniko dhe me shefin e spitalit dhe flasim bashkë! Një person nga anëtarët e komisionit nuk ka qenë dakord, për ta vazhduar raportin.

Gazetarja: Cili person?

Mjeku: Do komunikoni lart me shefin e spitalit! Personalisht për mua përbën objekt, për ta përfituar.

Gazetarja: Doktoresha për ju e merr komisionin?

Mjekja: Unë nuk jam specialiste, nuk mund të them, që as e merr as nuk e merr. Ato kanë nxjerrë pretendim një libër, që nuk është diagnoza në atë libër, që kemi si udhëzues ne.

Gazetarja: Në libër duhet të mos kesh të dy krahët, që ta marrësh.

Mjekja: Për mendimin tim duhet ta marrë me atë dorë, që shof unë si mjeke.

Gazetarja: Doktori është këtu? (Behar Sina)

Infermierja: A doktor Beharin kërkoni? Nuk është në Burrel.

Gazetarja e emisionit “Stop” shkoi dhe pyeti burimet njerëzore në spital, por doktor Behar Sina ishte larguar për në Tiranë.

Gazetarja: Kishim shumë dëshirë, që të takonim sot doktor Behar Sinën, Orl-në e Spitalit të Matit! Ku është ai?

Burimet Njërzore, Spitali Mat: Tani doktor Behar Sina ka patur një hall familjar, ka qenë deri nga ora 9- 9 e ca dhe është në Tiranë.

Gazetarja: Ka leje? Ka heqje të ditës së punës? Si funksionon?

Burimet Njërzore, Spitali Mat:: Ka leje ditore, merret nga eprori.

Gazetarja: Kush është eprori?

Burimet Njërzore, Spitali Mat: Drejtoresha!

Gazetarja: Ku është drejtoresha?

Burimet Njërzore, Spitali Mat: Drejtoresha është në Tiranë, ka dy ditë, se ka pas një mbledhje.

Gazetarja: Edhe drejtoresha në Tiranë. Në fakt nuk keni faj, se është fundjavë, ëeekend. Tani, ky zotëria, e ka me të drejtë page këtë mungesën, që bën?

Burimet Njërzore, Spitali Mat: Jo, pa të drejtë page.

Gazetarja: I hiqet dita e punës?

Burimet Njërzore, Spitali Mat: I hiqet dita e punës.

Gazetarja: Do të vij ta kontrolloj, do e mbaj mend këtë datë 11 shtator 2020, nëse është paguar doktori apo jo.

Burimet Njërzore, Spitali Mat: Në qoftë se është paguar, do mbaj përgjegjësi unë. Tani halle familjare.., kur të kesh, fëmijën sëmurë…

Gazetarja: Po a jeton këtu?

Burimet Njërzore, Spitali Mat: Ka shtëpi dhe në Tiranë.

Gazetarja: Po drejtoresha me leje me lekë, apo lekë?

Burimet Njërzore, Spitali Mat: Drejtoresha ka pas mbledhje te Operatori.

Pas shumë përpjekjesh “Stop” arriti që të lidhej me doktor Behar Sinën, i cili shprehet se nuk bazohet në dokumentet e dhëna nga Tirana, por ai bën verifikimet e tij.

Gazetarja: Diagnoza për Tiranën vazhdon me trajtim deri në 6 muaj KML-ja, pse në Burrel jo?

Mjeku Behar Sina: Moj, ti zonjë! Tirana mund të japë çfarë të dojë. Tirana duhet ta japë në bazë të librit, jo sipas vetes!

Gazetarja: Përse nuk e përfitonte ky mo zotëri?

Mjeku: Po nuk e përfiton pra, nuk ka për t’i marrë lekët! Nuk e përfiton! Kaq po të them! Nuk e përfiton, se aq raporte ka ajo sëmundje.

Gazetarja: Po kirurgu ka thënë po.

Mjeku: Hajde ta kapim në sy tim atje! Hajde atje!/tvklan.al