Qytetari lë pa fjalë Kryeministrin britanik

Qytetari lë pa fjalë Kryeministrin britanik

17:50 06/09/2019

“Duhet të ishe në Bruksel për negociatat, por vetëm bën lojë”

Pasi nuk arriti të bindë deputetët për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, Boris Johnson nuk po bind as zgjedhësit në turin e takimeve në terren. Gjatë një vizite në Yorkshire Perëndimor, ai u përball me kritika të drejtpërdrejta nga qytetarët.

“Duhej të ishe në Bruksel duke diskutuar. Ku po zhvillohen negociatat siç ke thënë? Je këtu kur duhej të ishe në Bruksel si përfaqësues i britanikëve në negociata për daljen nga BE. Je duke bërë lojëra”.

Kryeministri u përpoq t’i shpjegonte këtij qytetari se negociatat po vijojnë dhe se Britania do të dalë më 31 Tetor nga BE, porgjithsesi qytetari i irrituar me axhendën e tij të BREXIT-it nuk e la të bënte asnjë argument të plotë.

Gazetarja e BBC që e shoqëronte i kërkoi të komentonte dorëheqjen e të vëllait si ministër shteti në kabinetin e tij, por edhe njoftimin për të mos kandiduar më si deputet nga konservatorët, një dorëheqje që lidhet me mospërputhje mendimesh mes vëllezërve për Brexit.

“Prej kohësh nuk jemi parë si më sy për këtë çështje. Ai ka bërë një punë fantastike për vendin. Natyrisht që jam i trishtuar për largimin e tij”.

Johnson tha të enjten se do të kërkojë sërish në parlament mbajtjen e zgjedhjeve të reja, për të shmangur shtyrjen e afatit të Brexit përtej 31 Tetorit, pavarësisht se mocioni i parë iu refuzua.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
UKT