Dilaver Reka, një banor i Dimalit, tregon se për të lehtësuar gruan, në 12 maj 2022, porositi online një brumatriçe tek faqja “Hoff Bakerman”.

Por porosia nuk i erdhi e saktë, sepse nga 6 kg, i vjen 4 kg dhe nga 3 pajisje rrahëse kishte vetëm 1. Si të mos mjaftonte kjo, pajisja nuk punonte.

Dilaveri i shkruajit kompanisë, por nuk mori përgjigje.

Garancia e produktit është 3 vjet, por pajisja nuk punoi asnjë ditë. Askush nga kompania nuk i kthen përgjigje në Facebook, edhe pse kur e bleu ishin shumë të gatshëm t’ia sillnin./tvklan.al