Qytetari refuzon të hedhë plehrat në kosh



Qytetari refuzon të hedhë plehrat në kosh

20:18 03/05/2021

Emisioni “Stop” në Tv Klan këtë të hënë ka publikuar disa ngjarje absurde që kanë ndodhur në Shqipëri ditët e fundit.

Një qytetar në Tiranë ka zgjedhur që plehrat mos t’ i hedhë në kosh, por në tokë.  Në videon e publikuar në “Stop”, qytetari shihet teksa shkarkon plehrat nga furgoni dhe i hedh në tokë ngjitur me një kosh, duke ndotur në këtë mënyrë ambientin.

Ndërkohë festa e dëshmorëve “5 Maji” në Selenicë është festuar që në 21 Prill, 4 ditë pas zgjedhjeve.

Të gjithë veteranëve të qytetit të Selenicës u ka shkuar një ftesë për një drekë lidhur me “5 Majin”, por që takimi u zhvillua në 21 Prill.

Në Pukë një qytetar thërret nga një automjet “Rama hajde”, por më pas thotë “Rama ik”, pasi kupton që është ngatërruar./tvklan.al







Të ngjashme